Hoteli i rrafshuar me tritol në Sarandë, Edmond Papa, që u ekzekutua pak kohë më parë në Tiranë ishte në tratativa për ta blerë

Hoteli 1

Një tjetër pistë hetimi është ngritur nga policia dhe prokuroria e Sarandës orët e fundit, pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm ku një hotel u rrafshua me dhjetra kg tritol.

Burime bëjnë me dije për BalkanWeb se është siguruar informacion në rruge operative se vitin e kaluar, ky hotel ka qenë në tratativa per t’u blerë nga Edmond Papa, i cili u ekzekutua më pas me armë zjarri në një atentat.

Grupi hetimor tregohet i rezervuar për të dhënë detaje të mëtejshme për këtë pistë, ndërkohë që nuk dihet se me kë nga ortakët po zhvilloheshin këto tratativa blerje dhe si kanë përfunduar. Sipas hetimit paraprak të xheniereve dyshohet se sasia nuk ishte vendosur në një vend, por në disa pjesë të hotelit dhe është vendosur në mënyrë të tille që forca goditëse ta rrafshonte godinën duke shpërthyer në seri të gjitha sasitë e tritolit të vendosura në objekt.

Arena e Lajmit

Hoteli i rrafshuar me tritol në Sarandë, Edmond Papa, që u ekzekutua pak kohë më parë në Tiranë ishte në tratativa për ta blerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook