Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Posaçme nis shqyrtimin e kërkesës së SPAK, Koka dhe Bllako kërkojnë pushimin e akuzave penale

Bllako Koka

Gjykata e Posaçme ka nisur shqyrtimin e kërkesës së SPAK në seancë paraprake lidhur me të pandehurit për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se për më shumë se dy orë, ish-ministri Lefter Koka përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e akuzave penale. Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe Alqi Bllako.

Koka ka deklaruar se ai nuk ka kryer shpërdorim detyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të pastrimit të parave. Po ashtu edhe Bllako përmes avokatit të tij, ka pretenduar se nuk ka asnjë rol në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Për shkak të volumit të pretendimeve, vendimi do të shpallet më datën 21 shkurt, në orën 12:00.

Sipas ligjit, Gjykata e Posaçme mund të vendosë ta kalojë këtë çështje për gjykim, nisur mbi bazën e të dhënave dhe hetimeve të kryera deri më tani, ta kthejë për rihetim, apo ta pushojë çështjen. Sakaq, ditln e nesërme pritet të gjykohet çështja për inceneratorin e Fierit.

Arena e Lajmit

Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Posaçme nis shqyrtimin e kërkesës së SPAK, Koka dhe Bllako kërkojnë pushimin e akuzave penale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook