Mesfushori brazilian i Realit, Kasemiro është kthyer padyshim në njeriun e momentit në merkato me 30-vjeçarin që është shumë pranë transferimit te Mançester Junajtid.
Lidhur me temën ka folur edhe vetë tekniku i “Los Blancos”, Karlo Ançeloti i cili ka konfirmuar zërat duket thënë se Kasemiro i ka komunikuar se dëshiron largimin për të provuar një sfidë të re.
“Kam folur me të dhe më ka thënë se dëshiron të provojë një sfidë të re. Ne e kuptojmë vendimin e tij.
Negociatat janë ende duke vazhduar, por ai ka vendosur të largohet nga Reali.”, u shpreh Ançeloti.
Arena e Lajmit