Policia kundërshtoi tubimin e thirrur nga Berisha më 6 Dhjetor, reagon BE: Protesta e drejtë e qytetarëve, të respektohen liritë e tyre

Protesta, Media Greke (2)

Pas zbulimit se Policia e Shtetit kundërshtoi protestën e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha më 6 dhjetor, pasi sipas tyre cënohet siguria kombëtare gjatë punimeve të samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kanë qenë pikërisht delegatët e Bashkimit Evropian që kanë reaguar në lidhje me tubimin.

BE ka konsideruar protestën si të drejtë të ligjshme të qytetarëve, pavarësisht se në të njëjtën datë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet të marrin pjesë kryeministrat e unionit.

Delegacioni i BE-së në Tiranë tha për A2 CNN se autoritetet e vendit duhet të garantojnë sigurinë e samitit, por në të njëjtën kohë duhet edhe tër respektojnë ushtrimin e ligjshëm të lirive të qytetarëve.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për unionin. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, u shprehën anëtarë të delegacionit.

Kujtojmë se protesta e 6 dhjetorit e ka futur politikën shqiptare në debate të forta, pasi maxhoranca pretendon se kjo protestë është e organizuar nga mbështetës së presidentit rus Vladimir Putin në Shqipëri dhe nga ana tjetër opozita e sheh këtë tubim si një mundësi të mirë që zëri i qytetarëve të dëgjohet “në mbarë Europën”.

Policia kundërshtoi tubimin e thirrur nga Berisha më 6 Dhjetor, reagon BE: Protesta e drejtë e qytetarëve, të respektohen liritë e tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook