Situata në Champions/ Interi e ka ngritur trofeun i fundit, por Juvja bën kërdinë me…

Klubet europiane presin të premten e ardhshme për të njohur kundërshtarët e tyre në grupet e Champions League, kompeticionit, jo vetëm më të bukur të kontinentit, por edhe më të pasurit. Padyshim që paratë e arkëtuara janë një ndihmë e konsiderueshme për bilancet e klubeve, të cilat pa nisur akoma kanë të siguruara një shumë të caktuar.

champions-league-780x439-1

Në Itali është Juventusi që kryeson me të ardhurat, pasi bardhezinjtë vetëm nga pjesëmarrja në grupe do të arkëtojnë 50.6 milionë euro, pasuar nga Napoli me 40.1 milionë, Milani me 37.2 e Interi me 36.4. Teorikisht, nëse do t’i shkojnë deri në fund turnet, Juvja mund të mbërrijë në 128 milionë, ndërkohë që tri klubet e tjera mes 114 dhe 118 milionëve.

Edhe pse milanezët kanë qenë të fundit mes italianëve që kanë ngritur trofeun, fitimet më të mëdha në 30 vite Champions League mes skuadrave të vendit fqinj i ka pasur Juventusi që ka arkëtuar mbi 1 miliard euro, duke qenë inferiorë në këtë drejtim vetëm ndaj Real Madridit, Bajern Mynihut e Barcelonës.

Arena e Lajmit


Situata në Champions/ Interi e ka ngritur trofeun i fundit, por Juvja bën kërdinë me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook