Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Senad Halluni, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të një nate më parë, ku një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve që kapluan banesën e tij, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.
Fqinjët e viktimës Kapllan Nasufi, deklaruan se ambulanca ka mbërritur me vonesë në banesë, por drejtori Halluni shprehet se pas njoftimit nga zjarrfikësit, kanë mbërritur vetëm 7 minuta më pas, raporton gazetari Senad Nikshiqi.
Drejtori Halluni thotë se 7 minuta është një kohë optimale për të shkuar në vendngjarje. Drejtori Halluni i bën thirrje qytetareve qe në raste të tilla të njoftojnë vetë shërbimin kombëtar të urgjencës dhe jo t’ia lënë zjarrfikësve, pasi janë minuta të humbura.