“Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se ne shqiptarët”, Berisha: Rama, avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç. Bredh nga samiti në samit dhe…

Sali Berisha8444

Kreu i PD Sali Berisha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, uroi 110-vjetorin e pavarësisë.

“Ju uroj shqiptarëve gëzuar përvjetorin e pavarësisë, përulem me nderim para Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave që bënë sot të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se ne shqiptarët. Nën udhëheqësit e komandantit Adem Jashari shqiptarët bënë luftën e fundit në Europë.

Sot nuk mund të mos ndalem se aktualisht në platformën  tij Parlamenti, po flet një nga 2 armiqtë kryesor të Kosovës, njeriu i cili është tashmë i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç.

Njeriu i cili në vend të bëjë avokatinë e Kosovës, kalon nga samiti nga samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit. Në  mënyrë të përsëritur ka futur thika pas shpine për Kosovës. Anti shqiptar i rrezikshëm për kombin. Rama nuk është vetëm vasal i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç, njeriu që po shkatërron materien, qenien identitetin e shqiptarëve me politikat e tij”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se ne shqiptarët”, Berisha: Rama, avokati më i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç. Bredh nga samiti në samit dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook