Ish-presidenti i Bajernit flet me nostalgji për Levën, Rumenige: Më mungon, do të shoh më shpesh Barçën

Ish-shefi i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, ka dhënë një intervistë për platformën “Sky”, ku ka diskutuar për bavarezët, lëvizjet e tyre në merkato dhe në veçanti për Robert Levandovskin. Rumenige ka vlerësuar me notën maksimale punën e bërë nga drejtori sportiv Salihamixhiç, falë të cilit në Mynih janë afruar lojtarë me peshë si Mane, De Ligt, pa shkuar te të rinjtë e tjerë. Por pengu i “Kalles”, siç thirret ndryshe Rumenige, mbetet Robert Levandovski.

45345

Pas tetë sezonesh të kaluar me bavarezët, sulmuesi polak la Bajernin për t’iu bashkuar Barcelonës. Bavarezët fituan plot 45 milionë euro në arkat e tyre, por nga ana tjetër humbën një lojtar që i garantonte mesatarisht 40 gola në sezon. “Nuk mund ta fsheh, Levandovski është një lojtar që më mungon – ka thënë Rumenige për ‘Sky’ – Askush në Mynih nuk duhet ta harrojë kontributin e tij. Askush në Mynih nuk duhet të harrojë se falë Robert Levandovskit, Bajerni ka fituar kaq shumë trofe gjatë këtyre viteve”. Nga ana tjetër, largimi i polakut duket se e ka detyruar ish-shefin e Bajernit që ai t’i kthehet kampionatit spanjoll për të ndjekur takimet e Barcelonës. “Sigurisht që do ta ndjek Levandovskin në skuadrën e tij të re. Madje kam parë takimin e Barcelonës kundër Rajo Vajekanos.

Për fatin e keq të tyrin, takimi nuk shkoi sipas objektivave që ata i kishin caktuar vetes”, ka thënë Rumenige. Ish-legjenda e këtij klubi më tej është ndalur te Bajerni dhe merkatoja që ka bërë ky klub. Bavarezët kanë shpenzuar miliona të shumta në merkato për të afruar lojtarë të rëndësishëm, mes të cilëve De Ligt e Mane. “Mendoj se Salihamixhiç ka bërë një punë shumë të mirë në merkato. Në skuadër janë afruar lojtarë të rëndësishëm. Ai i meriton të gjitha përgëzimet e rastit, pasi ka qenë vërtet një merkato e ngarkuar për të”, ka nënvizuar Rumenige. Duke iu kthyer merkatos, ai ka theksuar se me afrimin e Sadio Manesë, Bajerni ka sulmin më të shpejtë në Europë. “Mane është një vlerë e shtuar për sulmin e Bajernit pa asnjë mëdyshje. Unë jam i bindur se me Manenë, Gnabrin, Sanenë e Komanin, Bajerni ka sulmin më të shpejtë në Europë”, ka thënë Rumenige.

Arena e Lajmit


Ish-presidenti i Bajernit flet me nostalgji për Levën, Rumenige: Më mungon, do të shoh më shpesh Barçën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook