Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, ka konfirmuar se Armando Broja do të mundojë në ndeshjen e bluve ndaj Lidsit. Shkak është bërë dëmtimi i radhës, i cili përsëri i heq mundësinë sulmuesit të tregojë veten në radhët e bluve.
Tekniku gjerman ka treguar në konferencë për shtyp se Broja ka shansin e artë të provojë se është një lojtar i denjë për Çelsin, por pikërisht dëmtimet e njëpasnjëshme po e frenojnë.
“Ne e njohim mjaftueshëm atë, për është një gjë të performosh në huazim dhe diçka tjetër të performosh brenda një klubi si Çelsi, ndaj ky është hapi i radhës.
Ndërsa ai po bën hapin e radhës, ai u dëmtua në fazën përgatitore dhe tani është dëmtuar përsëri. Ndaj kjo nuk ndihmon ambiciet që ka dhe nuk na ndihmon ne që të kemi një ide të qartë të asaj që mund të na japë ne.
Duke parë përmasat e skuadrës në këtë momente, unë mund të them se është një mundësi e madhe për Armandon të ketë një impakt te Çelsit. Unë e kuptoj që është ambicia e tij e qartë dhe objektivi i tij që të bëjë këtë hap këtu ndaj është në dorën e tij. Ai ka mbështetjen dhe besimin tonë të plotë por për fat të keq, aktualisht është hera e dytë që ai dëmtohet në një periudhë të shkurtër dhe kjo gjë po e frenon”, theksoi trajneri.
Arena e Lajmit