Llogari për startin/ Memelli “sytë” te merkatoja, trajneri pret ende afrime

Skënderbeu do ta nisë me një transfertë rrugëtimin në Kategorinë e Parë. Starti llogaritet një “malore” për korçarët, pasi do të luajnë me Tërbunin në Pukë dhe më pas do të presin Dinamon. Kjo e javës së dytë do të jetë një ndeshje mes dy kundërshtarëve direktë dhe me objektiva maksimalë.

memelli

Në kushte të tilla, bardhekuqtë kërkojnë që të jenë gati për ta nisur me këmbën e mbarë. Problemet fizike apo edhe mungesa e disa lojtarëve që pritet të vijnë ditët e ardhshme në kamp, duket se nuk e shqetësojnë Memellin dhe as stafin e tij. Këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri, kur theksonte se koha është e mjaftueshme për të ndërtuar grupin e duhur.

Me ardhjen e Vecajt dhe me kthimin e Randit, ekipi ka marrë formën më të plotë, por stafi teknik pret ende afrime të tjera. Të paktën edhe tre lojtarë pritet që të mbërrijnë në ditët e fundit të merkatos, për të pasur një ekip të blinduar në çdo anë për ndërtuar një skuadër kompetitive.

TESTET – Edhe pse sezoni starton në datë 3 shtator, Migen Memelli dhe Skënderbeu nuk do të heqin dorë nga testet e kontrollit. Kjo shihet si forma e duhur për të perfeksionuar mekanizmat e lojës. Në fundjavë, ditën e shtunë pritet që të zhvillohet testi i radhës, që do të jetë i pesti për këtë fazë.

Në Korçë do të luajnë me Besën e Kavajës, ndërsa të mërkurën do të jetë radha e Lushnjës. Me verdhejeshilët do të mbyllet edhe cikli i miqësoreve. Dy teste me “aromën” e kësaj kategorie, do t’i shërbejnë trajnerit për të kuptuar ku janë dhe njohur më shumë kundërshtarët.

– Arena e Lajmit


Llogari për startin/ Memelli “sytë” te merkatoja, trajneri pret ende afrime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook