Ish-Drejtuesi i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e emsionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me hedhjen në erë të një hoteli në qytetin e Sarandës para dy ditësh.
Ai deklaroi se krimi ka evoluar dhe se ka persona të cilët kanë aftësi për të vendosur eksplovizë në mënyrë shumë të saktë siç është pretenduar edhe në këtë rast.
Nga ana tjetër ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi se problemi i hetuesëve në këto momente është se sa persona janë angazhuar në këtë krim. Sakaq, ai shtoi se është e pamundur që kjo vepër të jetë kryer nga një person i vetëm duke gjykuar nga veprimet e zbuluara nga hetimet.
Pjesë nga biseda:
Hajdarmataj:
Unë mendoj se ekspert në montimin e eksplozivëve nuk është, por edhe krimi ka një evolim, si të thuash janë specializuar njerëzit në këtë mënyrë. Kemi dëgjuar mina me telekomandë, ka njerëz që i montojnë në disa mënyra. Unë mendoj se personat që kanë montuar, nuk e dimë a ka pasur nevojë që të kishte shumë persona për të bërë vrima, ka paqartësi në këtë aspekt.
Beçi:
Hetimi procedural arrin të nxjerrë që kemi të bëjmë me një vepër në bashkëpunim. Është ekspert apo jo pastaj, e ka mësuar në internet apo jo është tjetër problem. Problemi i hetuesve është të gjejë kush është përfshirë në këtë rast, janë veprime që kërkojnë njohuri. Gjithkush çedon në veprimet që kryen. Duhet të marrim edhe tipologjinë e ngjarjes, këtu hyn në lojë vetëgjyqësia që e bëjnë autorin të ndërmarrë veprime edhe jo logjike. Është një situatë që nuk zgjidhet nga gjyqësori. Me veprimet që shohim është e pamundur të kryhet nga një person i vetëm kjo gjë