Kartonët janë një “dashuri” e pashmangshme për futbollistin e Kombëtares, Klaus Gjasula, i cili së fundmi është përshtatur mjaft mirë në rolin e qendërmbrojtësit te skuadra gjermane e Darmshtad.
Futbollisti shqiptar iu rikthye zakonit të vjetër në duelin e sotëm ndaj Hamburgut ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-2, teksa Gjasula u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë duke lënë Darmshtadin me 10 lojtarë.
Në minutën e 30-të, futbollisti 32-vjeçar mori kartonin e parë të verdhë, teksa në të 58-tën, u përjashtua nga fusha me të dytin e verdhë, për shkak të një faulli. Për fat të mirë të Darmshtadit, dalja me të kuq e shqiptarit nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes. Ky ishte i kuqi i parë për këtë sezon për Gjasulën që sezonin e shkuar mori 13 të verdhë dhe 2 kartonë të kuq.
Arena e Lajmit