Partizani ka hartuar së fundmi listën e 25 lojtarëve të federuar dhe regjistruar për ndeshjen e nesërme ndaj Egnatias. Megjithëse nuk kemi një njoftim zyrtar për rinovimin, Alban Hoxha është pjesë e skuadrës. Nuk mungojnë as Rexhepi dhe Teqja.
Ndërkohë, në mbrojtje gjithashtu nuk ka surpriza, por interesant është fakti që klubi ka federuar Semebene dhe Maget, të cilët prej ditësh nuk stërviten normalisht me ekipin në shenjë proteste, pasi kërkojnë largimin. Në mesfushë janë të gjithë lojtarët e parashikuar, teksa është e paqartë përse Erjon Dragoj, një nga afrimet e pazyrtarizuara të të kuqve nuk është në listën e lojtarëve të federuar.
Ish-sulmuesi i Korabit nuk është parë në stërvitje ditët e fundit dhe nuk përjashtohet ideja që të jetë larguar nga skuadra për arsye, që për momentin nuk bëhet e ditur.
Arena e Lajmit