“Deputetë në nivele të politikës janë të përfshirë…”, Balliu: Nëse je trafikant, drogaxhi apo vrasës futesh në parlament! Sa më shumë të thithësh kokainë në PS, aq më lart ngjitesh në karrierë

Balliu

I ashpër ka qenë qëndrimi i Klevis Ballit ndaj qeverisë ‘Rama’. I ftuar në emisionin “Open” në News24 ai tha se e vetmja alternativë që qeveria u ka ofruar të rinjve është droga.

“Ju drogën e bëtë institucion. Vrasjet që bëhen sot janë të moshës 25-vjeç. Çfarë ofruat ju? Je trafikant, je drogaxhi , je vrasës futesh në parlament. Ke diplomë nuk futesh dot në parlament sepse këtë standard vendosi ky vrasësi. Ju keni sot tek Porti i Durrësit, dhe tani 60 % që duan të fshinë Portin e  Durrësit e ta bëjnë Dubai nuk e gjejnë dot.

Institucionet dhe deputetë në nivele më të larta të politikës shqiptare janë të përfshirë. Ju thonit, ministri më i mirë, më i bukur. Policia juaj doli e tha, ‘faleminderit Saimir Tahiri’.

Keqardhje për të gjithë socialistët, turp për ne si komb që të diskutosh për politikë si të flasësh për kronikën e zezë”, tha Balliu, duke shtuar: ” Në Berat ministri i Brendshëm është deputet dhe atje. Sa më shumë ta thithës kokainë në PS më lart ngjitesh në karrierë. Kush e thith më shumë nga të gjithë është kryetari.

Arena e Lajmit

“Deputetë në nivele të politikës janë të përfshirë…”, Balliu: Nëse je trafikant, drogaxhi apo vrasës futesh në parlament! Sa më shumë të thithësh kokainë në PS, aq më lart ngjitesh në karrierë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook