Goditje për Juventusin, “Zonjës së Vjetër” i dëmtohet edhe lideri i skuadrës

Juventusi është duke u përgatitur për transfertën e së hënës kundër Sampdorias, por lajmet që vijnë për Alegrin vazhdojnë të jenë negative.

BONUCI

Gjatë stërvitjes së djeshme, kapiteni Leonardo Bonuçi ka ndier një shqetësim muskulor, që ka dhënë alarmin në kampin bardhezi, edhe pse ende nuk janë kryer ekzaminimet imazherike që do të përcaktojnë seriozitetin e dëmtimit.

Ajo që dihet është që mbrojtësi rrezikon praninë në ndeshjen e së hënës, vendim i cili do të merret vetëm pasi të jetë ndjekur ecuria e shqetësimit përgjatë fundjavës.

Nëse Bonuçi nuk do t’ia dalë, atëherë vendin e tij krah Bremerit pritet ta marrë Gati, ndërkohë që për Sampdorian pritet edhe debutimi si titullar i Filip Kostiçit.

Anësori i majtë do të marrë vendin e Angel di Marias që u detyrua të linte fushën në ndeshjen e parë të kampionatit dhe që do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 20 ditë, duke kapërcyer edhe dy ndeshjet e ardhshme.

Arena e Lajmit


Goditje për Juventusin, “Zonjës së Vjetër” i dëmtohet edhe lideri i skuadrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook