Ish-mbrojtësi bardhezi “tradhton” Juventusin: Zikaltrit e Interit favoritë për titull

Andrea Barzalji, ish-mbrojtësi i Juventusit që sot bën opinionistin, ka tradhtuar bardhezinjtë kur është pyetur mbi favoritët për titull.

BARZALI

“Unë mendoj se Interi është pretendenti kryesor për të fituar titullin sepse ka një organikë shumë të fortë dhe tashmë ka fituar edhe siguri, nuk i shikoj më të nervozuar në fushë siç u ndodhte më parë dhe gjërat duket se kanë hyrë në rrugën e duhur.

Kanë bërë një punë të mirë i gjithë stafi, madje edhe drejtuesit në merkato duke i siguruar një grup shumë të fortë dhe një sërë alternativash e mundësi zgjedhjesh trajnerit, diçka që mendoj se do të jetë vendimtare në këtë sezon të gjatë”, u shpreh italiani.

Arena e Lajmit


Ish-mbrojtësi bardhezi “tradhton” Juventusin: Zikaltrit e Interit favoritë për titull

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook