KATEGORIA SUPERIORE/ Partizani dhe Vllaznia zbresin në fushën e blertë, ja sfidat e ditës së sotme

Dita e sotme do të rezervojë të tjera emocione në javën e parë të Kategorisë Superiore, teksa do të zhvillohen dy ndeshje interesante.

abissnet superiore

Në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet ndeshja Erzeni-Vllaznia.

Skuadra shijakase do të debutojë në elitën e futbollit shqiptar pas 19 vitesh dhe dëshirojnë ta nisin me “këmbën e mbarë” këtë kampionat, ndërsa shkodranët e Mirel Josës duan që të jenë bindës që në start të këtij edicioni të ri futbollistik.

Në orën 19:30, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet sfida Partizani-Egnatia. “Demat” vijnë me ndryshime të shumta në lojtarë, por edhe në stol, ku pritet të debutojë me të kuqtë italiani Xhovani Kolela.

Ndërsa rrogozhinasit e Edlir Tetovës janë surpriza e këtij edicioni duke parë merkaton e kryer duke qenë skuadra e parë me më shumë transferime.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

ERZENI – VLLAZNIA | 17:00 | Stadiumi “Niko Dovana” |

PARTIZANI – EGNATIA | 19:30 | Stadiumi “Elbasan Arena” |

RENDITJA –

RE

– Arena e Lajmit


KATEGORIA SUPERIORE/ Partizani dhe Vllaznia zbresin në fushën e blertë, ja sfidat e ditës së sotme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook