Kishte fshehur kallashnikovin dhe armën e gjahut në banesë, pranga 62-vjeçarit në Himarë

Himara

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, arma e gjahut dhe municion luftarak, ndërsa në pranga ka rënë një 62-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Himarës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P. B.

NJOFTIMI I POLICISE
Mbante të fshehura 1 kallashnikov dhe 1 armë gjahu në banesën e tij, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari.
Burime zyrtare nga policia bënë

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, arma e gjahut dhe muncion luftarak. Në zbatim të planit të masave për kontrollin e imtësishëm të territorit, në qytetin e Himarës, me qëllim kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe ishte rrezik për banorët e zonës, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Spot”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. B., 62 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, dhe si rezultat gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kishte fshehur kallashnikovin dhe armën e gjahut në banesë, pranga 62-vjeçarit në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook