Luis Suarez këshillon Nunjezin: Mos bëj si unë, kam qenë idiot!

Luis Suarez e ka shkruar historinë e tij te Liverpuli, por dukej disi e vështirë që një tjetër uruguaian të blihej po me aq bujë sa ai nga të kuqtë dhe të kishte të njëjtën nuhatje goli, në një distancë prej 1 dekade. Veterani, i cili ka vendosur që të rikthehet në atdhe, në radhët e Nacionalit, duket shumë i informuar mbi ngjarjen e fundit që përfshiu Darvin Nunjezin në ndeshjen kundër Kristal Palasit, por Suarez kërkon t’i japë kurajë talentit të ri:

suarez

“Kam biseduar me Nunjezin, sepse ai sapo ka filluar të hedhë hapat e parë të rëndësishëm të karriërës. Doja ta bëja të vetëdijshëm se tani e tutje kundërshtarët do të kërkojnë ta provokojnë atë gjatë ndeshjeve në vazhdim edhe 2-3 herë më shpesh, aq më shumë në Angli.

Nunjez po e dëgjon këtë nga një idiot si unë, që bëri gabime dhe vuajti prej tyre, por rënia dhe ngritja përsëri më bëri më të fortë.

‘Mos u jep më mundësi të tjerëve të të provokojnë’, është këshilla që unë i jap. Darvin është një djalë shumë i zgjuar dhe mendoj se do të përpiqet ta kthejë situatën në favorin e tij.

Të gjithë kemi bërë gabime, të gjithë jemi përjashtuar nga fusha. Problemi është se ai sapo ka shkuar atje dhe në Angli, për ta thënë hapur, mbrojtësat bëjnë të pamundurën për të shtyrë në irritim sulmuesit kundërshtarë”, tha Suarez.

Arena e Lajmit


Luis Suarez këshillon Nunjezin: Mos bëj si unë, kam qenë idiot!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook