Nikolla mesazh për 110-vjetorin e Pavarësisë: Historia nuk është vetëm rrëfim e arkiva, por edhe një shkollë atdhedashurie e kontributesh për t’i shërbyer kombit

Whatsapp Image 2022 11 28 At 08.58.55

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë një mesazh për 110-vjetorin e Pavarësisë. Nikolla shprehet në mesazhin e saj se historia nuk është vetëm rrëfim e arkiva, por edhe një shkollë atdhedashurie, përkushtimi e kontributesh për t’i shërbyer kombit, në misionin dhe qëllimet që shtron koha.

MESAZHI I PLOTË
“Sot, 28 Nëntor, 110 vjet Shqipëri e pavarur!
Shqipërinë e pavarur e themeluan patriotët shqiptarë, të udhëhequr nga Ismail Qemali.
Formimi i shtetit shqiptar ishte rezultat i luftërave të popullit shqiptar për t’u shkëputur nga perandoria osmane.

Ishin këto luftëra e këto përpjekje që, me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës, mundësuan njohjen, përcaktuan statusin politik, kuadrin juridik dhe kufijtë shtetërorë të Shqipërisë së pavarur.

Historia nuk është vetëm rrëfim e arkiva, por edhe një shkollë atdhedashurie, përkushtimi e kontributesh për t’i shërbyer kombit, në misionin dhe qëllimet që shtron koha.

Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, në një fazë të re të rrugëtimit evropian, dhe qëndron denjësisht në krah të partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.

Më 6 dhjetor Tirana do të jetë kryeqyteti politik i Evropës, ku udhëheqësit e së cilës do të diskutojnë sfidat e integrimit, zhvillimit, sigurisë dhe paqes!”, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Nikolla mesazh për 110-vjetorin e Pavarësisë: Historia nuk është vetëm rrëfim e arkiva, por edhe një shkollë atdhedashurie e kontributesh për t’i shërbyer kombit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook