Redjan Rraja ekzekutori/ “Ngelëm në rrugë, pa bukë”, zbardhen bisedat, Plaurent Dervishaj nxehet pse nuk po vritej “Rrumi”, vartësit ankohen. Si u ndoq Ndoji për 4 ditë

Okiii

NË SHËNJESTËR/ Pjesa e dytë

Pas atentatit të dështuar ndaj Plaurent Dervishajt, ky i fundit nisi të hartonte planin për eliminimin e Arjan Ndojit dhe Rrumit. Atentati ndaj tyre u bë në 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ndërkohë që siç del në dosjen hetimore të publikuar nga emisioni i gazetares Klodiana Lala, “Në Shënjestër” në News 24, të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin.

Biseda e përgjuar konstatohet edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës.

Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.

Por ajo që është pjesa më interesante e kësaj historie, është mënyra se si grupi kriminal funksionoi dhe veproi për të eliminuar dy objektivat e tij. Aq sa në transkriptet e bisedave, del se numri i personave të përfshirë në gjurmimin e shënjestrave të atentatit, të jetë i madh.

E tillë është edhe biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçaj, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati” dhe Amar Shkëmbit, me kodin “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë duket se sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili siç rezulton nga bisedat e tyre duket se i ndryshon shpesh makinat.

PËRGJIMI

Siç del nga bisedat e përgjuara ortakët në planin për të vrarë Ndojin dhe ‘Rrumin’, duket se janë takuar të nesërmen. Madje në një moment ata shprehin padurimin e tyre në lidhje me faktin që objektivi kishte ditë pa u dukur në lokalin që frekuentonte zakonisht.

PËRGJIMI

Me “hekura në kurriz” grupi nënkupton pajisje të sofistikuara survejimi, të afta të shikojnë në distanca të largëta.

Ndërkohë që pas ditëve të tëra pa e parë objektivin e tyre, ish-prokurorin Ndoji, mbërriti lajmi që makina e tij është parë të lëvizë në vendin ku ata po e prisnin prej ditësh.

Në bisedë del edhe roli i ‘Fshatarit’, në këtë rast i Bledar Polovinës, në ndjekjen e objektivit të atentatit.

PËRGJIMI

Siç rezulton edhe nga dosja, në një moment durimi ka humbur brenda grupit. Kjo lihet të kuptohet edhe nga biseda që Amar Shkëmbi ka me një prej pjesëtarëve të angazhuar në veprim, ku ky i fundit i tregon se si Plarent Dervishaj i ka ngritur zërin për dështimin e planit. Kjo lë të kuptohet se ekzekutimi i ‘Rrumit’, po kërkohej me ngulm sa më shpejt të ishte e mundur nga porositësi i tij. Në një moment ‘shoku’ kritikon Amar Shkëmbin për dështimin e atentatit.

PËRGJIMI

Një moment tensioni duket edhe ai midis Julian Meçaj, në këtë rast ‘Sakatit’ dhe shefit të tij, Plaurent Dervishaj, të thirrur ‘Shoku’.

Dervishaj e ka përzënë nga tavolina, Meçajn, pas një gabimi që grupi ka bërë në ndjekjen e ‘Rrumit’. Këtë bisedë Juliani ia ka treguar Amar Shkëmbit.

PËRGJIMI

Redjan Rraja ekzekutori/ “Ngelëm në rrugë, pa bukë”, zbardhen bisedat, Plaurent Dervishaj nxehet pse nuk po vritej “Rrumi”, vartësit ankohen. Si u ndoq Ndoji për 4 ditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook