Transferimi i Kasemiros, zbulohen shifrat e marrëveshjes. Por dështon plani i bujshëm i Mançester Junajtid

Mesfushori brazilian Kasemiro mund të cilësohet tashmë një futbollist i Mancester Junajtid, pasi si klubi anglez, ashtu edhe Real Madrid, konfirmuan akordin për kalimin e tij në radhët e “djajve të kuq”. Një marrëveshje e cila është mbyllur me shumë shpejtësi brenda pak ditësh për ta bërë atë një pjesë të rëndësishme të planeve të Erik Ten Hag.

anceloti kasemiro

Futbollisti do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Anglisë, për vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e tij të re me këtë klub, që e lidh deri në vitin 2026 atje, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion. Një marrëveshje nga e cila raportohet se do të përfitojë 21 milionë euro bruto në edicion, thuajse dyfishin e asaj që përfitonte deri më tani në radhët e madrilenëve.

Edhe Real do të përfitojë shifra të rëndësishme për shitjen e tij, pasi marrëveshja, sipas mediave spanjolle, është mbyllur pas pagesës së 72 milionë eurove, me 13 milionë euro të tjera në formë bonusesh që mund të përfundojnë në arkat e madrilenëve.

Por Mançester Junajtid nuk duket se ia ka dalë mbanë në planin që kishte për të aktivizuar menjëherë futbollistin në ndeshjen e kësaj jave kundër Liverpulit. Real Madrid ka bërë të ditur se të hënën, ditën kur luhet supersfida në Angli, Kasemiro do të jetë gjatë paradites në ambientet e klubit në Madrid për t’i dhënë zyrtarisht lamtumirën kësaj skuadre. Kjo e bën thuajse të pamundur praninë e tij në fushën e lojës pak orë më vonë.

Arena e Lajmit


Transferimi i Kasemiros, zbulohen shifrat e marrëveshjes. Por dështon plani i bujshëm i Mançester Junajtid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook