Mançester Junajtid dhe Çelsi duket se po planifikojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato mes mbrojtësit anglez Herri Meguajër dhe sulmuesit amerikan, Kristjan Pulisiç.
Sipas raportimeve nga “Daily Mail” gjithçka ka nisur nga një dëshirë e “Bluve” me londinezët që kanë shfaqur interes për anglezin duke qenë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje dhe kartonin e sulmuesit 23-vjeçar.
Negociatat janë ende në fazat e para mes klubeve, ku Junajtid kërkon dhe një shumë parash përveç Pulisiç, me “Djajtë” që paguan 87 milionë euro tre vite më parë për të transferuar Meguajër.
Arena e Lajmit