Interesimi i tifozëve për senegalezin është i papërballueshëm, Mane fut në “krizë” Bajernin

Sulmuesi senegalez, Sadio Mane, ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në Mynih. Ish-sulmuesi i Liverpulit ka bërë që të harrohet Robert Levandovski.

mane

Ai është kthyer në një nga lojtarët më të dashur për tifozët bavarezë, teksa ruan një raport të shkëlqyer me të gjithë mbështetësit e kampionëve të Gjermanisë. Por, ai i ka sjellë dhe përfitime ekonomike Bajernit, teksa fanella e tij është një nga më të kërkuarat nga tifozët bavarezë. Madje, kërkesat janë shumë të larta, duke bërë që në dyqanet e klubit të ketë probleme për të gjetur një fanellë me emrin e tij.

Këtë e ka pranuar dhe shefi i financave të klubit Jan-Kristian Dresen. Veç fanellës së Manesë, më e kërkuar është dhe fanella e Musialës dhe e Tomas Mylerit.

Arena e Lajmit


Interesimi i tifozëve për senegalezin është i papërballueshëm, Mane fut në “krizë” Bajernin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook