Kristiano Ronaldo e ka ndarë mendjen, ai do të transferohet te Borusia e Dortmundit. Ky ka qenë lajmi i bërë me dije nga “CBS Sports” në SHBA dhe që ka vënë në lëvizje të gjithë Gjermaninë. Mediat në këtë vend janë marrë gjatë e gjerë në lidhje me një transferim të mundshëm të portugezit nga Junajtidi te Dortmundi.
Tabloidi gjerman “Bild” ka shkuar dhe më tej, teksa ka nënvizuar se agjenti i portugezit, Zhorge Mendesh, u ka ofruar verdhezinjve të Gjermanisë shërbimet e Kristiano Ronaldos. Pas Anglisë, Spanjës dhe Italisë, Ronaldo do të kompletonte “pokerin”, duke provuar dhe Bundesligën gjermane.
Pyetjes nëse Ronaldo do të transferohet te Dortmundi ose jo, i është përgjigjur vetë shefi i klubit gjerman, Hans Joakim Vacke. Duke folur në një konferencë për shtyp, Vackeka thënë: “Unë e dua shumë këtë lojtar dhe ideja për tëardhur te Dortmundi më duket vërtet joshëse, sharmante. Ai është një nga lojtarët më të mirë që bota e futbollit ka pasur.
Do të ishte diçka e mrekullueshme të shihnim Kristiano Ronaldon të luante në ‘Signal Iduna Park’ me fanellën e Dortmundit. Thënë këto, mund të nënvizoj se ne nuk kemi pasur asnjëkontakt me të apo përfaqësuesin e tij”.
Deklarata e dhënënga Vacke nuk e përjashton aspak mundësinë e transferimit të Ronaldos në Dortmundi. Pengesa e vetme mbetet pagashumë e lartë e tij. Ai përfiton 29 milionë euro tek Junajtidi, një realitet krejt tjetër nga ai në Gjermani.
Arena e Lajmit