“Mësoj nga Brozoviç, por admiroj Pirlon dhe Shnajderin”, rrëfehet Asllani: Jam tifoz i Interit, çfarë emocioni është kur…

Kristjan Asllani është padiskutim një ndër lojtarët më të përfolur në shtëpinë e Interit. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur gjatë një interviste me programin “MatchDay Programme”, rritjen e tij profesionale dhe për golin e tij ndaj Interit sezonin e kaluar, kur mbante veshur fanellën e Empolit:

KRISTJAN ASLLANI

Rritja – “Ka shumë persona që kanë kontribuar në rritjen time. Para se të gjithë, familja ime dhe më pas njerëzit që pata fatin të takoj në fushë. Trajnerë si Andreacoli që më dhanë besim dhe mundësi të shprehem, si Romanjoli që ishte pikë referimi për mua dhe Samir Ujkani që më ndihmoi shumë në çdo gjë.”

Brozoviç – “Tani kam fatin që të luaj me Brozoviç, i cili është një lojtar që të mëson shumë.”

Shnajder dhe Pirlo – “Nuk kam pasur kurrë një idhull, por kam admiruar shumë lojtarë nga temperamenti e deri te teknika, një ndër to hyn edhe Shnajder dhe Pirlo. Mësimi më i rëndësishëm që më kanë dhënë është ai i qëndrimit të përulur, me këmbët në tokë.”

Goli ndaj Interit – “Goli më i rëndësishëm për mua ishte ai i shënuar në ‘San Siro’ kundër Interit sezonin e kaluar. Tani unë jam pjesë e kësaj skuadre, kështu që është e çuditshme, por ai gol është pjesë e asaj që unë u transferova këtu. Goli im i parë me Interin, erdhi kundër Monakos, edhe ai gol ishte i pabesueshëm. Si tifoz interist që jam, të dëgjoje tifozët që bërtisnin emrin tënd ishte një emocion i papërshkuar.”, përfundoi Kristjan Asllani.

– Arena e Lajmit


“Mësoj nga Brozoviç, por admiroj Pirlon dhe Shnajderin”, rrëfehet Asllani: Jam tifoz i Interit, çfarë emocioni është kur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook