Barcelona është ende në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për ta vënë atë në dispozicion të trajnerit Ksavi Hernandez. Tekniku i katalanasve nuk është i kënaqur me Serxhinjo Destin dhe i ka kërkuar klubit ndonjë alternativë tjetër.
Në klub po shqyrtojnë disa mungësi në lidhje me krahun e djathtë të mbrojtjes. Në orët e fundit ka marrë shumë kuotë emri i Hektor Bejerinit.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Bejerin i është ofruar Barcelonës. Madje gazeta spanjolle në fjalë ka bërë me dije se mbrojtësi i Arsenalit ka pranuar të shkojë te Barcelona, duke pranuar dhe uljen e pagës.
Sipas së njëjtës gazetë, drejtori i Barçës, Mateu Alemani, ka kontaktuar me përfaqësuesin e lojtarit për të mësuar më shumë rreth situatës së tij te “Topçinjtë”.
Arena e Lajmit