Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin ‘Frontline’ në News24 ka folur mbi ndërhyrjen e IKMT te Prestige Resort ditën e sotme teksa tha se ligji parashikon që kur bëhet një ndërhyrje duhet të ketë një lajmërim 45 ditë para duke dhënë një arsye.
Sipas tij kryeministrit Rama i është cenuar pushteti dhe se ai është futur në panik, ndërsa e cilësoi ndërhyrjen te Prestige Resort në këtë rast kemi të bëjmë me një hakmarrje ku është thyer ligji.
Balliu shtoi se SPAK duhet të hetojë dhe drejtësia të reagojë në lidhje me rastin, ndërsa foli edhe për projektin e portit të Durrësit për të cilin tha se biznesi atje është i Ramës dhe nuk dihet nga ku kanë ardhur paratë, ndërsa në rastin e Prestige Resort burimi është i ditur.
“Ligji thotë që kur bën një ndërhyrje lajmëron 45 ditë më arë dhe duhet dhënë një arsye, këtu nuk kanë ndodhur këto dhe është kryer një krim. Rama nuk merr përsipër asnjë dëm, “Hysenbelliu Group” mund të shkojë në gjykatë dhe kur qeveria të humbë do paguajë nga taksat e shqiptarëve. Ai kryen këto krime, dëmton ligjin, qytetarët e biznesin sepse thotë që në fund do paguajnë shqiptarët. Kjo është një kambanë alarmi për çdo media. Kjo ndodh prej denoncimeve, asgjë tjetër.
Rama nuk ka parë ligjin, me denoncimet tuaja hodhët poshtë fasadën e qeverisë. Sot çdo qytetar e di që porti i Durrësit është aferë korruptive, e dinë që në dogana kanë kaluar tonelata me drogë, e dinë që kjo qeveri ka vjedhur miliona me inceneratorët, dhe kjo është falë mediave. Këtu Edi Ramës i është cenuar pushteti, ai është futur në panik total. Këtë ai ia bën vetes, kujton ai se ndërkombëtarët që do vijnë në Tiranë nuk do e marrë vesh çfarë ndodh me median këtu. Kemi të bëjmë me një hakmarrje, që në thelb është një krim, drejtësia duhet të reagonte sot, ku është ligji. SPAK-u duhet ta hetojë këtë krim, të hetojë Ramën, Ballukun, kreun e IKMT-së. Nuk mund të justifikohet, ky krim është kryer për të mbrojtur pushtetin e Ramës.
Biznesi te port i Durrësit është i Edi Ramës. Ku është ndërtuar Prestige Resort dihen nga ku kanë ardhur paratë, te porti i Durrësit nuk dihet. Transparenca që ka bërë kjo media e ka tmerruar e demaskuar Ramën, i cili në panik nuk ka parë arsye e ligj. Çfarë mund të bëjë kjo qeveri kundër një qytetari të thjeshtë. Rama duhet kontrolluar nga pikëpamja shëndetësore, nuk prodhon gjë veç ligësisë dhe errësirës. Ky vetëm vjedh, SPAK duhet të hetojë për vendimin, pse nuk është bërë lajmërimi”, tha ai.
Arena e Lajmit