“Përbindëshat në mes të Tiranës konfiskohen, “Prestige Resort” shembet”, Robert Rakipllari: Ndërkombëtarët të mbajnë përgjegjësi! Trumpetuan drejtësi të reformuar, por…

Capture

Në emisionin “Open”, po diskutohet në lidhje me sulmin e paligjshëm në “Prestige Resort”.

I ftuar në studio, drejtori i News24 Robert Rakipllari ka deklaruar se sot qytetarët u bënë dëshmitarë të një sulmi barbar ndërkohë që ka pasur një mungesë totale informacioni nga institucionet në lidhje me atë që po ndodhte.

Ai ka shtuar se sot edhe ekzekutivin edhe drejtësinë e bën i njëjti njeri, ndërsa u shpreh se ndërkombëtarët që dolën garant mbi sistemin e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi kur sot Gjykata Administrative e Durrësit nuk hedh short për të regjistruar çështjen.

“Sot u bëmë të gjithë dëshmitar të një barbarie. Vjen policia e shtetit, ajo ndërtimore, forcat xhenio dhe nuk paraqesin një letër për vendimin që është marrë. Asnjë shpjegim nuk japin, nxjerrin njerëzit jashtë bashkë me operatorët e News24. Mund të themi që është një arbitraritet i plotë nga institucionet.

Para 3 muajsh në mes të sezonit turistik, u krye një tjetër sulm dhe një pishinë u konsiderua e paligjshme. Tani na doli e gjithë resorti pa leje.

Pse për përbindëshat në mes të Tiranës ka një VKM që i konfiskon dhe këtu i shemb. Juristët thonë qe historia e konfiskimeve do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese dhe ata që janë konfiskuar do u kthehet. Kurse kjo duhet të zhduket. Ka një mllef shumë të madh. E shoh si një kërcënim dyfish nga lirisë ekonomike dhe të medias. Më shqetësuese është se ka një akt arbitrariteti nga ekzekutivi, por gjykata administrative e Durrësit nuk hedh një short. Nuk kemi një letër ta çojmë në gjykatë. Ndërkombëtarët që kanë dalë garant për drejtësinë, kanë përgjegjësi se ky sistem është më i keq.

Sot është vetë zot e vetë shkop edhe ekzekutivin edhe drejtësinë e bën i njëjti njeri”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Përbindëshat në mes të Tiranës konfiskohen, “Prestige Resort” shembet”, Robert Rakipllari: Ndërkombëtarët të mbajnë përgjegjësi! Trumpetuan drejtësi të reformuar, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook