Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku së bashku me zonjën e parë, Armanda Begaj, do të priten nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, është parashikuar gjithashtu që Presidenti Begaj, të zhvillojë dhe një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Arena e Lajmit