Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” me Eni Vasilin, komentoi sërish sulmin e paligjshëm të qeverisë sot përmes IKMT, për shembjen e “Prestige Resort”.
Ai tha se ky sulm tregon se siguria juridike në Shqipëri është rrënuar dhe se as regjimi i viteve ’90, nuk arrinte në të tilla nivele nga ana procedurale, ku shembet një resort që disponon të gjitha dokumentacionet, ndërsa nuk paraqitet asnjë shkresë zyrtare nga IKMT.
“Siguria juridike në këtë vend është rrënuar ai ato rrënoja që pamë në ‘Prestige Resort’. Gjykata nuk veprojnë, një e drejtë që duhet periferike, pushues atje dhunohen, çdo lloj niveli biznesi sot është krejtësisht pa mbrojtje juridike. Kur niveli arrihet niveli i tillë, këtu është për t’u çuditur. Edhe regjimi i para ’90, në pjesën procedurale nuk ka arritur në nivele të tilla. Çdo liri sot është asgjësuar”, tha Vasili.
Arena e Lajmit