Java e dytë e Serisë A po shkon drejt fundit, me dy sfidat e para të mbrëmjes së sotme, me Napolin që konfirmoi dhe njëherë që është skuadra për të mundur deri më tani në këtë sezon.
Ekipi i drejtuar nga Luçiano Spaleti arriti të dominojë Monzën e Berluskonit me rezultatin 4-0. Ai që spikati ishte dhe njëherë blerja e re, gjeorgjiani, Kvaratskhelia, i cili realizoi dy gola. gjithashtu në këtë sfidë shënuan dhe Osimhen me Kim Min-Jae.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Empoli i Bajramit e Ismajlit ndali në një barazim pa gola Fiorentinën, edhe pse duhet të luante me 10 lojtarë që nga minuta e 67’, pas daljes me karton të kuq të Lupertos.
Gjithashtu me karton të kuq në këtë sfidë u ndëshkua dhe trajneri i vendasve, Paolo Zaneti, për protesta në fund të sfidës.
Fantazisti i Kombëtares u aktivizua për 67 minuta, ndërsa mbrojtësi kuqezi luajti për 90 minuta të plota.
REZULTATET:
EMPOLI 0-0 FIORENTINA
NAPOLI 4-0 MONZA
Kvaratskheila 35′, 62′, Osimhen 45+2′, Kim Min-Jae 90+3′
– GOLI I KIM MIN-JAE (VIDEO)
-GOLI I DYTË i KVARTSKHEILA (VIDEO)
-GOLI I OSIMHEN (VIDEO)
-GOLI I PARË KVARATSKHEILA (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
EMPOLI-FIORENTINA
NAPOLI-MONZA
RENDITJA:
Arena e Lajmit