De Ligt, debutim me gol te Bajerni i Mynihut: Çdo lojtar dëshiron që…

Nuk duhej të luante për shkak të një dëmtimi në dorë, por Matajs de Ligt jo vetëm ka debutuar me Bajernin, por ka qenë titullar dhe autor i njërit prej golave të bavarezëve në suksesin 7-0 në Bohum.

DE LIGT

Pas ndeshjes, mbrojtësi i cili u kushtoi 67 milionë euro kampionëve të Gjermanisë ka folur për suksesin e arritur dhe debutimin e tij me gol.

“Ishte me të vërtetë e pabesueshme sa mirë kemi luajtur në pjesën e parë. Kemi shënuar 5 gola (njëri i anuluar). Ishim të fokusuar maksimalisht.

Jam i lumtur që kam bërë debutimin tim me Bajernin, dhe mbi të gjitha, me gol. Goli? Në momentin që po diskutohej me VAR-in nuk kisha asnjë mëdyshje se ishte gol i rregullt.

Nuk e kuptova se çfarë po ndodhte, pasi nuk bëra asgjë”, tha De Ligt. Më pas, mbrojtësi holandez ka folur dhe për debutimin.

“Çdo lojtar dëshiron të jetë titullar, por unë e kam kuptuar pozicionin tim. Jam i ri në skuadër, erdha nga Juventusi ndërsa Upakemano e Hernandez kanë luajtur mjaft mirë, por tani që jam në formë optimale natyrisht që dua të luaj rregullisht”, ka thënë mbrojtësi holandez.

Arena e Lajmit


De Ligt, debutim me gol te Bajerni i Mynihut: Çdo lojtar dëshiron që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook