Napoli duket se ka gjetur një yll të ri në merkato, me gjeorgianin Kviça Kvaratskhelia që ka shkëlqyer në paraqitjet e tij të para me fanellën e italianëve.
21-vjeçari shënoi një dopietë në ndeshjen e djeshme përball Monzës të cilët napoletanët e fituan me rezultatin 4-0. Ky ishte goli i tretë në dy ndeshjet e para për gjeorgjianin i cili rezultoi edhe një herë deçiziv për ti dhënë skuadrës së tij fitoren dhe për të vendosur një rekord të veçantë.
Në 10 vitet e fundit askush te Napoli nuk ka bërë më mirë se ai në dy ndeshjet e para, me Kvaratskhelia që lë pas emra të tjerë të mëdhenj si Edinson Kavani apo ish-kapiteni Lorenzo Insinje.
Arena e Lajmit