Paaftësi apo korrupsion në hetim?/ Mërtiri: Policia Gjyqësore, çelësi i manipulimeve. Lala: Nuk është papërgjegjshmëri e thjeshtë

Sdfgsdfgsdfgsdfgsdfgsdfhshd

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me hetimin mbi rastin e vdekjes së 22-vjeçares keniane Joy Aoko.

Lala deklaroi se policia nuk i ka kushtuar këtij rasti as një njoftim me “dy radhë”, ndërkohë që raporton çdo aksident apo sekuestrim patentash.

Ajo shtoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një rast paaftësie të thjeshtë, ndërsa tregoi se vendngjarja e krimit nuk është ruajtur pasi aty ditën pas zbulimit një grua është parë duke larë vendin me ujë.

Nga ana tjetër sociologu Ergys Mërtiri ka deklaruar se Policia Gjyqësore është çelësi i manipulimeve, të cilët sipas tij mund t’u bëjnë presion qytetarëve në raste të ndryshme siç mund të ketë qenë edhe ky.

Sipas tij vetë hetuesit duhet të hetohen në këtë rast, përveç të dyshuarve për vrasjen e së resë Joy Aoko.

Pjesë nga biseda:

Lala: Në polici vjen çdo rast aksidenti apo patente të sekuestruar, ndërsa në këtë rast ka heshtur. Nuk ka bërë as një njoftim me dy radhë për të. Vajza ka shkuar në gradën e fundit. Dosja hetimore ka shumë gjëra brenda. Unë dhe operatorët kemi parë një grua që po lante me ujë vendngjarjen, ajo nuk duhet të prekej. Ajo që më shqetëson është si vepron policia.

Edhe nëse është një krim pasioni, pse e ka devijuar ngjarjen policia? Nuk e besoj se është paaftësi e thjeshtë. Takoj përditë dëshmitarë dhe punonjës që merren me këtë çështje. Ky rast mund të shërbejë për të patur një lloj përgjegjshmërie dhe qasje tjetër në raste të ngjashme.

Mërtiri:

Nuk ka një hetim mbi hetuesit, duhet të hetoheshin vetë këta. Ky është një rast i mirë për të kapur këta policë gjyqësorë. Ata janë vetë çelësi i manipulimeve. Kur më kanë bërë edhe mua presion imagjino çfarë u bëjnë qytetarëve të thjeshtë. Ministria e Rendit nuk del të prononcohet që të hetojë ngjarjen dhe ata që nuk kanë hetuar. Këtu ka një heshtje totale. Kur bëhet lajm në media angazhohet shteti dhe nis spektaklin. Ata policë gjyqësorë duhen marrë në pyetje. Ai që ka bërë marrjen në pyetje është për burg për mendimin tim.

Paaftësi apo korrupsion në hetim?/ Mërtiri: Policia Gjyqësore, çelësi i manipulimeve. Lala: Nuk është papërgjegjshmëri e thjeshtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook