Patenta tashmë 850 mijë lekë, Gjinaj: E kemi kërkuar prej kohësh rritjen, jemi në vështirësi ekonomike. Qytetarët të mos dynden tani në sportele, sepse…

Tonin Gjinaj

Tonin Gjinaj, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës kombëtare të autoshkollave , i ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, foli për rritjen e çmimit të kursit të patentës, i cili do të shkojë në 850 mijë lekë të vjetra.

Ai u shpreh se ka qenë shoqata e autoshkollave që ka kërkuar këtë rritje, duke thënë se edhe në rajon çmimi është i përafërt. Sipas tij, ata kanë qenë në vështirësi ekonomike dhe se kanë pasur kohë që e kanë kërkuar këtë dyfishim të çmimit të patentës.

“Duke qenë vazhdimisht në vështirësi të madhe ekonomë, kishte kohë që ne kërkonin të përshtateshim në këtë treg dhe të mos kishim turizëm patente.

Se nuk mund ta bëjmë patentën me 200 mijë lekë të vjetra, kur Maqedonia e bën me 700 euro. S’ka pse të hidhet baltë as mbi DPSHTRR as mbi zotin Gonxhe, sepse jemi ne që kemi kërkuar të rritet çmime. Deri tani ka pasur informalitetet.

Ka 6-7 muaj që ne kemi bërë konferencën e parë të autoshkollës, është ngrit grupi i punës… Jemi në vështirësi ekstreme, nuk gjejmë dot një instruktor praktike”, tha ai.

Më tej tha se qytetarët nuk duhet të dynden këtë periudhë për të bërë patentën me çmimin aktual, pasi nuk do ketë kapacitet autoshkolla.

“Mos të dynden njerëzit sepse nuk do të kenë kapacitet autoshkollat. Ne kërkojmë të jemi të barabartë”, tha ai.

Patenta tashmë 850 mijë lekë, Gjinaj: E kemi kërkuar prej kohësh rritjen, jemi në vështirësi ekonomike. Qytetarët të mos dynden tani në sportele, sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook