Pioli e la në fushë edhe pse ai i kërkoi zëvendësimin, titullari i kuqezinjve reagon pas ndeshjes: Ai vendim ndikoi te rezultati

Milani e mbylli ndeshjen e mbrëmshme ndaj Atalantës me një barazim 1-1, ku te kuqezinjtë u rikthye pas dëmtimit dhe mesfushori italian, Sandro Tonali.

Tonali

 

Forma e 22-vjeçarit nuk ishte ajo më e mira, me Tonalin që i kërkoi Piolit zëvendësimin në minutën e 70-të, gjë që u injorua nga ana e teknikut të kuqezinjve që e la në fushë. Me Tonalin që reagoi pas ndeshjes duke thënë se beson se ky vendim ndikoi te rezultati.

“Fatkeqësisht erdha në këtë ndeshje pas dëmtimit dhe pa minuta në këmbë, forma ime fizike nuk ishte ajo e duhura. Në minutat e fundit luftova me veten sepse duhet të shtrëngoja “dhëmbët” për të qëndruar në fushë.

Ajo gjendje ndikoi dhe te rezultati, në disa raste duhet të bëja më mirë duke tentuar portën.”, u shpreh Tonali.

Arena e Lajmit


Pioli e la në fushë edhe pse ai i kërkoi zëvendësimin, titullari i kuqezinjve reagon pas ndeshjes: Ai vendim ndikoi te rezultati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook