U shpall kampione e Europës, flet Luiza Gega: U shpërblye çdo sakrificë e imja, më është dashur të jetoja pa…

Luiza Gega është rikthyer në Shqipëri pasi u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Së fundmi, atletja shqiptare në një deklaratë për mediat në Rinas, ka treguar emocionet e para të këtij triumfi:

gega

“Më është dashur të jetoja larg familjes vetëm për këtë gjë.

Ka ndryshuar mbështetja, qoftë nga bashkia dhe nga klubi i Tiranës. Dy vitet e fundit ka ndryshuar shpërblimi për sportin.

Mezi pres të takoj familjen time, nuk kisha mundësi të takoja as mamanë time.

Nuk mundesha dot të lija stërvitjen në mal për këtë ëndërr.

Nuk do të doja të zgjidhja asgjë tjetër për këtë gjë. Jam shumë e lumtur që sot u shpërblye çdo sakrificë e imja.”, tha Luiza Gega.

– Arena e Lajmit


U shpall kampione e Europës, flet Luiza Gega: U shpërblye çdo sakrificë e imja, më është dashur të jetoja pa…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook