Vjedhja e 173 milionëve në Sarandë, Gjykata liron dy të dyshuarit

Sarande Vjedhja

Edmond Duzha, 42 vjeç dhe Bekdash Cukalla 39 vjeç, të dyshuar për vjedhjen e rreth 173 milionë lekëve në 11 dhjetor 2021 në supermarket “Halo” në Sarandë tashmë janë të lirë. Me dy vendime të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe asaj të Sarandës, dy të dyshuarit janë lënë të lirë pa zhurmë më shumë se dy muaj më parë.

Fillimisht në 29 shtator ata lanë qelitë duke iu caktuar masa “Arrest në shtëpi” ndërsa në 20 nëntor Gjykata e Apelit Gjirokastër ka liruar përfundimisht Cukallën dhe më pas në 6 dhjetor Gjykata e Sarandës liroi edhe Duzhën. Ndaj te dyve janë caktuar masat e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Nuk dihet se si Gjykata e Apelit e ka argumentuar lirimin e Cukallës, por Gjyqtari Fatmir Ndreu i Sarandës duke u mbështetur edhe në kërkesën e Prokurorit Ilir Hoxha argumentoi mes të tjerash lirimin e Edmond Duzhës se “Gjykata, duke vlerësuar objektivisht rrethanat e çështjes objekt hetimi, me qëllim që të ruhet edhe barazia në trajtimin e shtetasve nën hetim, çmon të zëvendësojë masën aktuale me atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” duke shtuar edhe masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Vjedhja e 173 milionëve në Sarandë, Gjykata liron dy të dyshuarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook