Tashmë është zyrtare, Ishak Belfodil udhëton drejt Katarit për tu transferuar te skuadra e Al-Garafa.
Ish-sulmuesi i Interit është bashkuar me ish-trajnerin zikaltër, Andrea Stramaçoni, i cili është teknik i skuadrës nga Katari.
Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi i Al-Garafës, i cili i uron mirëseardhjen sulmuesit 30-vjeçar.
Algjeriani me klubin e tij të ri ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
Ishak Belfodil ka qenë pjesë e Interit në sezonin 2013/2014 ku nga 8 ndeshje të zhvilluara në Serinë A nuk mundi dot të shënojë asnjë gol.
Më parë ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Hertës së Berlinit, Hofenheimit, Verder Bremenit, Standard Liezhit, Bani Jas, Parmës, Livornos, Bolonjës dhe Lionit.
🚨 رسمياً.. الغرافة يتعاقد مع اللاعبين الجزائريين 🇩🇿 فريد بولاية و إسحاق بلفضيل لتدعيم صفوف الفريق الأول لكرة القدم بعقد يمتد لمدة موسمين #الغرافة 💛💙 pic.twitter.com/XSuKsXHykT
— AL GHARAFA SC | نادي الغرافة (@ALGHARAFACLUB) August 21, 2022
– Arena e Lajmit