Goditje e rëndë për Berat Gjimshitin, shkelmat e Hernandez dhe Origit e lënë disa muaj jashtë

Berat Gjimshiti do të jetë i detyruar të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës si pasojë e dëmtimit që ka marrë në ndeshjen e të dielës në darkë ku Atalanta ndali në barazim 1-1 Milanin. Goditjet që mori brenda pak minutash nga Teo Hernandez dhe Divok Origi do të mbajnë futbollistin e përfaqësueses shqiptare larg kuqezinjve në ndeshjet e LIgës së Kombeve.

bandicam 2022-08-21 22-26-22-915

Lojtari doli nga fusha e lojës duke çaluar pas kontaktit me sulmuesin e Milanit dhe u dyshua menjëherë se ishte diçka shqetësuese. Testet e sotme kanë konfirmuar se është me të vërtetë diçka e tillë dhe se lojtari do të mungojë për shkak të një frakture që ka pësuar.

“Atalanta informon se si vijim i traumës së pësuar gjatë ndeshjes së kampionatit Atalanta-Milan, Berat Gjimshiti iu nënshtrua testeve klinike që kanë evidentuar një frakturë në peronin e këmbës së majtë. Futbollisti ka nisur menjëherë trajtimin e përshkruar në programin e rikuperimit”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Sipas mediave italiane, shkalla e dëmtimit do të lërë Gjimshitin jashtë në muajt e ardhshëm, një goditje e rëndë edhe për përfaqësuesen shqiptare para ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve.

Arena e Lajmit


Goditje e rëndë për Berat Gjimshitin, shkelmat e Hernandez dhe Origit e lënë disa muaj jashtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook