Humbi një penallti ndaj Selta Vigos, Hazardi “kryqëzohet” nga kritikat edhe në Belgjikë

Largimi i Kasemiros drejt Junajtidit ka çelur skenarë të rinj në Madrid. Megjithatë, në përgjigje të largimit të brazilianit, Reali ka mundur me lehtësi Selta Vigon 1-4 në “Balaidos”.

hazard

Në fushë kundër Seltës ka qenë dhe Eden Hazard, të cilit Ançeloti i rezervoi 10 minutat e fundit kur gjithçka ishte mbyllur. Për fatin e belgut, kapiteni Karim Benzema u tregua mjaft bujar me të duke e lënë të ekzekutojë një penallti pak çaste nga fundi. Por belgu ka dështuar dhe nga pika e bardhë, duke marrë kritika të forta edhe nga Belgjika.

Gazeta “HLN” ka shkruar: “Hazard meriton vetëm heshtje. Që Eden Hazard e nis nga stoli i Realit nuk duhet të jetë më lajm. Nuk ia vlen më ai diskutim”, theksojnë qartë ata.

Arena e Lajmit


Humbi një penallti ndaj Selta Vigos, Hazardi “kryqëzohet” nga kritikat edhe në Belgjikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook