Shijakasit “pushtuan” Durrësin, Krasniqi çahet në vetull. Ja pikantet e sfidës Erzeni-Vllaznia

Kishte kohë që stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, veçanërisht tribunat A dhe B, nuk mbusheshin në kapacitetin e tyre të plotë. Këtë e bëri Erzeni i Shijakut, që pas rikthimit në elitë pas 19 vitesh, afroi rreth 2400 tifozë në ndeshjen e javës së parë ndaj Vllaznisë. “Panorama Sport” ju sjell pikantet takimit që u luajt të shtunën.

erzeni-vllaznia

 

* Mes tifozërisë shijakase është vënë re gjatë ndeshjes trajneri i Kukësit, Skënder Gega dhe mesfushori i Tiranës, Sherif Kallaku. I pari kishte si mision vëzhgimin e kundërshtarit të radhës, Vllaznisë, ndërsa i dyti, falë edhe miqve të tij shijakas, ndoqi këtë takim.

* Në minutën e 29-të, Iljazi i Erzenit rrëzohet në fushë dhe për më shumë se një minutë, arbitri kryesor, Cjapi, nuk e vë re dhe loja vazhdonte normalisht. Kjo acaron jo pak tifozët vendës. * Në minutën e 60-të, kapiteni i Egnatias, Gëzim Krasniqi, pas goditjes nga sulmuesi Kaina, largohet me çarje në vetull nga fusha e lojës, teksa duartrokitet gjatë nga tifozët shijakas.

* Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka pasur një vëzhgues special në tribunën qendrore. Pikërisht vëllai i tij, ishsulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, i cili e ndoqi me emocione takimin.

* Mesfushori i Vllaznisë, Esat Mala, i cili nuk është federuar ende për llogari të klubit shkodran, u stërvit për rreth 45 minuta përpara ndeshjes, duke qenë se nuk do të luante në këtë takim.

* Trajnerët Kapllani dhe Josa u përshëndetën edhe pas intervistave që dhanë në përfundim të ndeshjes. * Vllaznia e ka pasur të pamundur të akomodohej në Durrës një ditë para ndeshjes, pasi hotelet në qytetin bregdetar ishin të zëna.

Arena e Lajmit


Shijakasit “pushtuan” Durrësin, Krasniqi çahet në vetull. Ja pikantet e sfidës Erzeni-Vllaznia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook