Skandali me moshat, Tahiri: Duka po sfidon ligjin, i bëj thirrje kryeministrit Rama të ndërhyjë

Ndryshimi i mundshëm i strukturës nga FSHF në kampionatet e grupmoshave U-17 dhe U-19 ka rebeluar shumë akademi të futbollit në Shqipëri. Së fundmi ka reaguar Ermal Tahiri, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, duke folur në statusin e drejtorit të shkollës sportive “Loro Boriçi” në kryeqytet, që përfaqësohet në kampionatet e moshave me Shkëndijën e Tiranës, e konsideron skandaloz hapin që po ndërmerr FSHF.

ermal tahiri

“Është skandaloze kjo që po ndodh me moshat. Nuk na kanë njoftuar për kriteret dhe po marrin vendime sipas dëshirës. Shkolla e Shkëndijës është themeluar në vitin 1968 dhe ka nxjerrë pa fund talente për gjithë Shqipërinë. Edhe Ilir Shulku aty e ka nisur, qe sot është sekretari i përgjithshëm.

Kjo që po ndodh është antiligjore dhe i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndërhyjë. Po sfidohet ligji, përveçse po dëmtohet futbolli i moshave. Duka kërkon t’ia lërë dikujt tjetër në varësi të gjitha moshat, por po dëmtohet futbolli i bazës. Duka donte ta merrte shkollën e futbollit, që është unike dhe e vetmja që para dy vitesh, por nuk ia doli. I bëj thirrje direkt Rames të ndërhyjë, sepse po sfidohet ligji”, ka thënë Tahiri.

Arena e Lajmit


Skandali me moshat, Tahiri: Duka po sfidon ligjin, i bëj thirrje kryeministrit Rama të ndërhyjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook