Açerbi heq dorë nga paratë për Interin, por e kërcënon…

Prapavija e Interit nuk është ende e blinduar dhe prej kohësh në fakt zikaltrit janë në ndjekje të disa profileve, me Françesko Açerbin që duket se ka lënë pas gjithë të tjerët.

ACERBI 1

34-vjeçari ka zgjedhur Interin edhe pse Olimpiku i Marsejës ka trokitur në derën e tij, pasi dëshiron të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Simone Inzagi.

Jo vetëm kaq, por për të realizuar këtë, italiani është gati të heqë dorë nga rroga e dy muajve të fundit, në total 800 mijë euro, që duket se është ngërçi mes klubeve për të vendosur mbi huazimin e Açerbit.

Gjithsesi, tifozët zikaltër vazhdojnë të protestojnë, pasi akuzat se toleroi në golin e realizuar të Milanit ndaj Lacios sezonin e shkuar janë ende ekzistente.

Arena e Lajmit


Açerbi heq dorë nga paratë për Interin, por e kërcënon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook