Digjet gjatë natës një automjet në Korçë.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 01:50, në lagjen nr. 6, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të shtetasit Mateo Dersniku, banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Pronari i mjetit ka deklaruar që nuk ka konflikte, gjithsesi kamerat e sigurisë që janë në zonë dhe hetimet do të zbulojnë ngjarjen nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale.