Përfundon procesi i Primareve në Elbasan dhe Durrës, Luçiano Boçi dhe Igli Cara garojnë për kryetar bashkie

Igli Caraq

Përfundon procesi i numërimit të votave të Primareve të PD-së për Bashkinë e Elbasanit, nga ku  fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për mediat.

“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.

Ndërkohë në Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.

Sakaq, në Durrës ka fituar Igli Cara me 1398 vota kundrejt 299 vota te Armand Dervishi.

“Në përfundim të një proçesi model, ku mbizotëroi qytetaria, falenderoj përzemërsisht çdo demokrat, anëtar apo simpatizant, që foli sot me votë. Pjesëmarrja e lartë rikonfirmoi rëndësinë dhe vlerën që ka vota e çdo anëtari të kësaj familjeje të madhe politike, duke treguar se në këtë garë nuk ka të humbur. Një falenderim i veçantë për kandidatin, Armand Dervishi, që u bë pjesë e këtij proçesi. Së bashku me çdo qytetar të Bashkisë së Durrësit kemi përpara betejën e madhe të 14 majit, me objektivin e qartë dhe të pandryshueshëm, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur!T’i rikthehet Bashkia e Durrësit qytetarëve të saj! Partia Demokratike mbetet një derë e hapur për këdo, që beson te demokracia dhe liria e fjalës, me besimin që Shqipëria bëhet! Faleminderit me zemër!”, u shpreh Cara.

Përfundon procesi i Primareve në Elbasan dhe Durrës, Luçiano Boçi dhe Igli Cara garojnë për kryetar bashkie

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook