Tentuan të zhduknin provat pas dështimit të atentatit, gjykata jep masën e sigurisë për dy “besnikët” e Erion Alibeajt

Arsen Preçi Dhe Arben Spahiu

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masat e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Erion Alibej.

Për Arsen Preçin është caktuar masa e arrestit “Burg me afat”, masë e vendosur për 60 ditë, ndërsa për Arben Spahiun masa “Arrest me burg”

Sipas të dhënave Preçi dhe Spahiu rezultojnë dy njerëzit më besnikë të grupit kriminal të Erion Alibejt, i cili ndodhet në paraburgim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Arrestimi i tyre u bë gjatë fundjavës .

Seanca u kryesua nga Gjyqtari Elis Dine , ndërsa Prokurorë të çështjes janë Kreshnik Ajazi ,Drejtues i Prokurorisë dhe Arbër Berexha.

Arena e Lajmit

Tentuan të zhduknin provat pas dështimit të atentatit, gjykata jep masën e sigurisë për dy “besnikët” e Erion Alibeajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook