Vranë për gjakmarrje 46-vjeçarin para shkollës fillore, dënohen me burg përjetë dy shqiptarët në Gjermani

Germany Attacks Is Europe Migrants Arrest

Gjykata e qarkut Verden në Gjermani ka dënuar me burg të përjetshëm dy shqiptarë pasi vranë me armë zjarri shqiptarin Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, para një shkolle fillore në rrethin e Rotenburgut.

Mësohet se dy të dënuarit për vrasjen e 46-vjeçarit në 9 janar 2017, janë një 32 dhe një 36-vjeçar.

Në aktakuzën e prokurorisë gjermane mësohet se vrasja dyshohet se ka ndodhur për arsye hakmarrëse, gjë që rrit dyshimet për një vrasje me sfond gjakmarrjeje nga Shqipëria.

Ky dyshim përforcohet pas zbulimit të autoriteteve gjermane se 46-vjeçari që mbeti i vdekur, ka vrarë një 17-vjeçar në vitin 2011, i cili ishte kushëri i dy të arrestuarve.

Mësohet se 36-vjeçari shqiptar kishte ndjekur viktimën për ditë të tëra, përpara se të zbrazte 12 plumba pistolete mbi të.

Vranë për gjakmarrje 46-vjeçarin para shkollës fillore, dënohen me burg përjetë dy shqiptarët në Gjermani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook