Barça e Ksavit e frikshme jashtë fushe, në 9 muaj nuk njeh asnjë humbje (STATISTIKAT)

Barcelona ka jetuar dhe vazhdon të jetojë në një paradoks të çuditshëm në La Liga që kur Ksavi Hernandez ka marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Ronald Kuman. Ndërsa ai vuan më shumë se ç’duhet për të udhëhequr ekipin drejt fitoreve në stadiumin “Camp Nou”, jashtë fushës së vet, Barça e tij është si një tren i pandalshëm.

cavi barcelona

Që kur ai ka marrë timonin e klubit “blaugrana”, Barcelona nuk njeh asnjë humbje jashtë f ushës së vet. Në pesëmbëdhjetë ndeshjet që ai ka luajtur jashtë shtëpisë, katalanasit kanë regjistruar dhjetë fitore dhe pesë barazime, me një bilanc të përgjithshëm prej 31 golash të shënuar dhe 13 të pësuar.

Këto janë disa shifra që e bëjnë atë ekipin më të frikshëm në Spanjë si skuadër udhëtuese. Konfirmimi i kësaj serie gati të pabesueshme u konfirmua të dielën që lëmë pas, me Barcelonën që mposhti Sociedadin (1-4) në San Sebastian.

Një triumf që i shërben skuadrës së Ksavit për të trembur, deri diku, “fantazmat” që u rishfaqën pas barazimit 0-0 ndaj Rajo Vajekanos në ndeshjen e parë në La Liga në “Camp Nou”.

Nga të gjitha ndeshjet që Barcelona e Ksavit ka luajtur jashtë “Camp Nou”-t në La Liga, njëra spikat mbi të tjerat: fitorja e pakontestueshme (0-4) kundër Realit të Madridit në “Bernabeu”.

Fitoret e tjera të mëdha në këtë seri që i kalon tetë muajt ishin ato kundër Vijarrealit (1-3), në ndeshjen e parë të Ksavit jashtë fushe, suksesin në Valencia (1- 4) dhe tani kundër Sociedadit, 1- 4.

Humbja e fundit e Barcelonës jashtë fushe në La Liga daton më 27 tetor, kundër Vajekanos (1- 0), gjë që çoi në shkarkimin e Ronald Kumanit.

Që atëherë, me Serxhi Barhuan në stol, ata barazuan (3-3) kundër Seltas në Vigo, taksa tani nën drejtimin e Ksavit skuadra e drejtuar prej tij nuk njeh humbje në 15 takime jashtë fushe.

zf

Arena e Lajmit


Barça e Ksavit e frikshme jashtë fushe, në 9 muaj nuk njeh asnjë humbje (STATISTIKAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook